LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet po bëhen më të rënda – shkenca e ndërlidh me ndryshimet klimatike

Sëmundjet po bëhen më të rënda – shkenca e ndërlidh me ndryshimet klimatike

Më shumë se 58 për qind e sëmundjeve njerëzore janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri.

Hulumtimi novator, i botuar në Nature Climate Change, u krye nga studiues në Universitetin Mamoa të Hawaii, të cilët kryen një kërkim sistematik duke studiuar ndikimin e ndryshimeve klimatike tek sëmundjet njerëzore.


Këto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, reshjet ekstreme, vërshimet, stuhitë, rritja e nivelit të detit, ndryshimet biogjeokimike dhe ndryshimi i mbulesës së tokës, raporton euronews.

Duke analizuar mbi 70,000 studime shkencore për shembuj direkt që lidhnin sëmundjet me ndryshimet klimatike, shkencëtarët zbuluan se të gjitha ngjarjet ekstreme klimatike kishin ndikim në sëmundjet e shkaktuara nga viruset, bakteret, kafshët, kërpudhat dhe bimët.

Nga 375 sëmundje të analizuara, 218 rezultuan se preken nga ndryshimet klimatike.

Klima afron rreziqet

Konkretisht, studiuesit zbuluan se rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike sjellin patogjenët më afër njerëzve, me temperatura më të ngrohta dhe mjedise më të lagështa, të shoqëruara me rritjen e reshjeve, duke favorizuar përhapjen e mushkonjave, rriqrave, pleshtave, shpendëve dhe gjitarëve që janë përgjegjës për përhapjen e disa viruseve dhe baktereve.

Mushkonjat, në veçanti, kanë gjetur një terren mbarështues shkaku i përmbytjeve dhe stuhive, duke shkaktuar, nga ana tjetër, rritjen e patogjenëve që krijojnë “ethet e Nilit” dhe “ethet e verdha”.

Por ndryshimi i klimës po i afron njerëzit edhe me patogjenët, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ngjarjet ekstreme të motit shkaktojnë zhvendosjen dhe migrimin e detyruar të mijëra njerëzve në disa nga pjesët më të cenueshme të botës, kontakti midis njerëzve dhe patogjenëve po rritet.

Studiuesit i kanë lidhur valët e të nxehtit me rritjen e përhapjes së sëmundjeve të shkaktuara nga uji si Vibrio (infeksionet e shkaktuara nga bakteret) dhe gastroenteriti, ndërsa stuhitë, përmbytjet dhe rritja e nivelit të detit janë të lidhura me përhapjen e kolerës, pneumonisë, tifos, hepatitit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes dhe sëmundjet e lëkurës, ndër të tjera.

Sistemi ynë imunitar më i dobët

Vetë patogjenët po bëhen më të fortë në mënyrë që të përshtaten me ndryshimin e motit, ndërsa përgjigja imune e trupit tonë është dobësuar për shkak të stresit të shtuar të kushteve të rrezikshme, situatave të pasigurta të jetesës dhe qasjes së pasigurt në kujdesin shëndetësor që përjetojnë njerëzit pas një ngjarjeje ekstreme të motit.

“Duke pasur parasysh pasojat e gjera dhe të përhapura të pandemisë COVID-19, ishte vërtet e frikshme të zbuloje cenueshmërinë masive shëndetësore që rezulton si pasojë e emetimeve të gazeve serrë”, Camilo Mora, një profesor i gjeografisë në Kolegjin e Shkencave Sociale (CSS) dhe autor i studimit.

“Ka shumë sëmundje dhe rrugë transmetimi, që ne të mendojmë se mund t’i përshtatemi me të vërtetë ndryshimeve klimatike. Kjo nënvizon nevojën urgjente për të reduktuar emetimet e gazeve serrë në nivel global”, deklaroi ai.

Por ka edhe disa lajme pozitive që dolën në dritë në raport.

Njerëzve u mungon koha për t’u përshtatur

Ndërsa shumica dërrmuese e sëmundjeve janë përkeqësuar për shkak të ngjarjeve ekstreme të lidhura me ndryshimet klimatike, disa në fakt janë përmirësuar.

Ato viruse dhe patogjenë që nuk mund të mbijetojnë në temperatura më të ngrohta kanë shkuar drejt ‘zhdukjes’.

Nuk ka gjasa që njerëzit të jenë në gjendje të përshtaten me kohë për t’u përballur me këto sëmundje më të forta dhe më të përhapura, sugjerojnë autorët e raportit.

“Me ndryshimin e klimës që ndikon në më shumë se 1000 rrugë të transmetimit dhe rreziqet klimatike gjithnjë e më shumë në nivel global, ne arritëm në përfundimin se të presësh që shoqëritë të përshtaten me sukses me të gjitha ato nuk është një opsion realist”, shkruajnë autorët e studimit në një artikull të botuar në The Conversation.

“Bota do të duhet të zvogëlojë emetimet e gazeve serrë që po nxisin ndryshimet klimatike për të reduktuar këto rreziqe”, përfundojnë ata.

Përveç shqyrtimit të sëmundjeve infektive, studiuesit zgjeruan kërkimin e tyre për të parë të gjitha llojet e sëmundjeve njerëzore, duke përfshirë sëmundjet jo infektive si astma, alergjitë dhe madje edhe kafshimet e kafshëve për të parë se sa sëmundje mund të lidhnin me rreziqet klimatike, duke përfshirë sëmundjet infektive.

Ata gjetën gjithsej 286 sëmundje unike dhe nga ato 223 prej tyre dukej se ishin përkeqësuar nga rreziqet klimatike, nëntë ishin zvogëluar nga rreziqet klimatike dhe 54 kishin raste të rënduara dhe të minimizuara, zbuloi studimi.

Studimi i ri nuk i bën llogaritjet për t’i atribuuar ndryshimeve specifike të sëmundjes, gjasave ose madhësisë së ndryshimit të klimës, por gjen raste kur moti ekstrem ishte një faktor i mundshëm në mesin e shumë njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori