LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Presidenti dhe Qeveria kanë bllokuar procesin e funksionalizimit të Ushtrisë së Kosovës

Selimi: Presidenti dhe Qeveria kanë bllokuar procesin e funksionalizimit të Ushtrisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, ka thënë se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet.

Këtë deklaratë Selimi e bëri të ditur në një konferencë për media, ku tha se LVV ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.


Ai theksoi se pas shtatë muaj që nga miratimi i ligjit, procesi i transformimit të Ushtrisë nuk ka filluar akoma së realizuari.

Sipas tij, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa, për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.

““Ku jemi për formimin e  Ushtrisë së Kosovës, qytetarët  e kanë dashur formimin  e saj. Presidenti nuk donë që t’i dekretoj liderët kyç, gjeneralët dhe drejtorët. Më 21 maj është dashur të përfundojë pjesa e parë 4 mujore, ky afat ka përfunduar që një muaj e gjysmë. Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen. Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu dhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Selimi.

Deputeti Selimi gjithashtu tha se ende nuk ka pajisje dhe veshmbathje për rekrutët e rijnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori