Selena Gomez ka vendosur ta ndajë me fansat e saj se si u përball me sfidat e shëndetit mendor. Këngëtarja e njohur ka treguar një pamje paraprake të dokumentarit të saj të ardhshëm “My Mind & Me” me Vanity Fair, në të cilin tregon se si mësoi të përballej me çrregullimin bipolar.

Reklama

Gomez zbuloi se u diagnostikua me çrregullim bipolar ne vitin 2020, pasi vizitoi një institucion të shëndetit mendor.


Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që “shkakton ndryshime të pazakonta në disponim, energji, përqendrim dhe aftësi për t’i kryer aktivitetet e përditshme”, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor.


Këngëtarja ka qenë gjithashtu e sinqertë për problemet e tjera shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë një diagnozë të lupusit, një transplantim veshke, kimioterapi dhe shpërthimin emocional në publik.

“Fillimisht kur dola jashtë, nuk ia kisha idenë se si do ta përballoja diagnostikimin. Çka nëse do të ndodhte përsëri? Çka nëse herën tjetër nuk do të kthehesha përsëri? Andaj duhet të dija më shumë për të nga dita në ditë”, thotë këngëtarja në klipin e publikuar në rrjetin social TikTok, transmeton revista Rolling Stone.

Reklama
@vanityfair

In her confessional documentary, ‘My Mind & Me,’ #SelenaGomez gives viewers an unflinching look at her mental health journey.

♬ original sound – Vanity Fair

Reklama

“Kur isha fëmijë frikësohesha shumë nga stuhitë. Jam rritur në Teksas dhe frikësohesha shumë që vetëtima dhe bubullima nënkuptonte ardhjen e një tornadoje”, shtoi ajo teksa po kujtonte fëmijërinë.

“Por, nëna ime më dha disa libra për fëmijë që shpjegonin stuhitë, vetëtimat dhe bubullimat dhe nënkuptonin: ‘Sa më shumë të mësosh për të, aq më pak do të kesh frikë prej saj’. Dhe kjo me të vërtetë ndihmoi”, ka treguar tutje.

Dokumentari me regji të Alek Keshishian ndjek jetën dhe karrierën e Gomez gjatë gjashtë viteve të fundit. “Çdo frymëmarrje. Një zbulim i madh”, thuhet në tekstin e shfaqur në ekran gjatë trailerit, në të cilin Selena shihet me sy të përlotur madje edhe duke qarë. Por, gjersa traileri vazhdon, lotët e saj përfundimisht kthehen në buzëqeshje dhe të qeshura.

Reklama
Reklama

“Unë dhe mëndja ime. Nuk shkojmë mirë ndonjëherë, atëherë frymëmarrja vështirësohet. Por, nuk do ta ndryshoja jetën time”, shkroi ajo në trailerin e saj.

(Foto: bphope)

Gomez së pari diskutoi publikisht për çrregullimin e saj bipolar në vitin 2020 gjatë një videoje ne Instagram me yllin e Disneyt, Miley Cyrus.

“Kohët e fundit, shkova në një nga spitalet më të mira mendore në Amerikë, McLean Hospital dhe diskutova se pas viteve që kalova shumë gjëra të ndryshme, kuptova se isha bipolare”, i ka thënë Selena gjatë bisedës Mileyt, për të vazhduar: “Dhe kështu, kur fillova të di më shumë, më ndihmon me të vërtetë. Nuk më frikëson më kur di për të”.

Reklama

“Kam shkruar shumë. Mendoj se kjo po më ndihmon të përpunoj atë që po ndodh. Ndikon shumë të lidheni me njerëz për të cilët ndoshta nuk keni qenë shumë të lidhur”, ka deklaruar aktorja dhe këngëtarja.

Reklama

“Selena Gomez: My Mind & Me” do të jepet premierë më 4 nëntor në Apple TV+. /Telegrafi/