LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 120 kilogramë drogë në Haraçinë

Sekuestrohen 120 kilogramë drogë në Haraçinë

Gjatë një kontrolli dje në Haraçinë në një shtëpi dhe hapësira tjera, janë zbuluar 120 kilogram materie të ndryshme, të cilat dyshohet se janë drogë.

Siç informojnë nga Prokuroria Themelore në Shkup, kontrolli është kryer pas dyshimeve dhe me urdhër të gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Aksioni është kryer në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe Sektorit për Tregti të Paligjshme me Drogë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike”, thonë nga PTHP.

Pas urdhërit të prokurorit publik, lëndët e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin për hetime të krimit teknik pranë MPB-së./Telegrafi/