“Kjo pa dyshim është një fitore me vlera të mëdha. Ta mundësh Prishtinën në kryeqytet është një arritje e madhe, duke pasur parasysh dallimin që ekziston si në cilësi, ashtu edhe në organizim të klubeve”, ka theksuar Sejdiu për “Futbolli.info”.

Ai ka qenë i vetëdijshëm se Prishtina do ta dominojë ndeshjen sa i përket zotërimit të topit dhe pikërisht në këtë aspekt e ka përgatitur edhe skuadrën. “Ne kemi qenë të përgatitur për këtë dominim të Prishtinës. Çelësi i fitores ishte tek disiplina e fazës së mbrojtjes, por natyrisht se edhe sulmi e kreu me sukses punën e vet, duke shënuar njp gol që na mjaftoi për tri pikë të rëndësishme. Të arrish ta ruash epërsinë me 10 lojtarë kundër Prishtinës s’do mend se është diçka e veçantë”, ka shtuar Sejdiu.


Mjaft i lumtur ishte edhe portieri, Granit Kolshi, i cili arriti ta mbajë portën e tij të paprekur: “Ishte lojë shumë e vështirë. Prishtina është një ekip i madh, por ne u treguam stabil në mbrojtje dhe me meritë fituam tri pikë”, ka thënë Kolshi. Ndeshjen e ardhshme Feronikeli e luan para tifozëve të vet kundër Trepçës’89. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app