LAJMI I FUNDIT:

Seancë e mbyllur në Hagë, dëshmitari i katërt intervistohet nga prokuroria

Seancë e mbyllur në Hagë, dëshmitari i katërt intervistohet nga prokuroria

Dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) po vazhdon të dëgjohet në seancë të mbyllur.

Ai po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) për të dytën ditë me radhë.

Nën masa mbrojtëse, dhe në seancë private, dëshmitari i cili mban kodin 4748 e ka dhënë një pjesë të dëshmisë së tij edhe të mërkurën.

Njësoj ka ndodhur edhe me tre dëshmitarët e tjerë të prokurorisë në këtë proces gjyqësor, ku dëshmitë e tyre nuk po i dëgjon publiku.

Ndërsa para mbërritjes së tij në gjykatore, trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Charles L Smtih ka thënë se urdhri për kryerjen e procedurave nuk kërkon që prokuroria të jap përkthim të shënimeve përgatitore.

“Trupi gjykues është i mendimit se nuk ka asnjë padrejtësi dhe kjo duket se është në përputhje me praktikën e tribunaleve të tjera, sidomos të TPNJ-së. Prandaj kërkesa e mbrojtjes së Krasniqit për përkthimin e këtyre shënimeve hidhet poshtë”, ka thënë kryegjykatësi Smith.

Ai ka thënë se qëllimi i këtyre shënimeve është që mbrojtja të njoftohet për çdo sqarim, ndryshim apo korrigjim të bërë nga dëshmitari në deklaratat e mëparshme, dhe arsyet për këto ndryshime.

Sipas tij, pjesët përkatëse të këtyre shënimeve mund të përkthehen apo interpretohen nga mbrojtja.

Pas kësaj, me kërkesë të ZPS-së, intervistimi i dëshmitarit të katërt ka vijuar i mbyllur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po marrin pjesë në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori