LAJMI I FUNDIT:

Seanca e ardhshme në rastin e Trumpit do të mbahet më 4 dhjetor

Seanca e ardhshme në rastin e Trumpit do të mbahet më 4 dhjetor

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u arrestua sot dhe u fut në sallën e gjyqit në Nju Jork, ku me dyer të mbyllura është mbajtur seanca e parë.

Gjatë seancës ai është deklaruar i pafajshëm mbi 34 pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër para pak çastesh ai është larguar nga ndërtesa e gjykatës, ku autokolona e tij e “blinduar” është shoqëruar nga forca të shumta të policisë drejt aeroportit, nga ku ka vazhduar udhëtimin me aeroplan për në Florida.

Cilat janë akuzat me të cilat përballet Trump?
Lexo po ashtu Cilat janë akuzat me të cilat përballet Trump?

Në anën tjetër, gjykatësi Juan Merchan, ka njoftuar se seanca e radhës në rastin e Donald Trumpit, do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu bëri të ditur se seanca gjithashtu do të mbahet në Nju Jork, por me gjasë kjo seancë do të shtyhet deri në janar të vitit të ardhshëm.

E 34 pikat e aktakuzës janë bërë publike dhe tashmë ato janë në dispozicion të opinionit, ku zbulohen mashtrimet e pretenduara të Trumpit. /Telegrafi/