LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti te Juventusi

Së shpejti te Juventusi
Alves te Barcelona

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves e ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, për të përjetuar një aventurë të re.

Ai tha se ende nuk ka nënshkruar me Juventusin, por do ta bëjë shumë shpejtë.

“Kam vendosur që të largohem nga Barcelona. Dua të kem një tjetër aventurë. Barcelona është skuadër e madhe, por nuk po e kam motivimin e duhur”, tha Alves pas ndeshjes me Ekuadorin.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Juventus? Ende nuk kam nënshkruar kontratë, por do ta bëjë. Për momentin e vetmja gjë që ka rëndësi është se do të largohem nga Barcelona”, tha në fund Alves.