LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti një këngë e re nga 2 Ton

Së shpejti një këngë e re nga 2 Ton
Foto: Instagram

Artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, duket se ka nisur përgatitjet për projektin e radhës.

Të paktën kështu lë të nënkuptohet në një video të fundit të hedhur në Instagram.


Reperi shqiptar shfaqet në një studio muzikore së bashku me një vajzë, por që nuk ka zbuluar nëse do jetë pjesë e videoklipit apo në interpretim.

2 Ton (Foto: Instagram)

“Shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Në bazë te komenteve, fansat dhe admiruesit e 31-vjeçarit mezi po presin për prurjen e re të tij.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sido që të jetë, akoma nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë të lansimit edhe pse besohet që do të vijë në tetor.

View this post on Instagram

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)


Deri në publikimin e kësaj kënge, e fundit e realizuar nga Arton Avdyli (emri i vërtetë) mbetet “Corazon” me afro 10 milionë klikime. /Telegrafi/