LAJMI I FUNDIT:

Më se 500 burra janë liruar nga shkolla e tretë në Nigeri, ku mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin

Më se 500 burra janë liruar nga shkolla e tretë në Nigeri, ku mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin

Policia liroi më se 500 burra dhe djem nga shkolla e tretë “islamike” në Nigeri, shumë prej të cilëve ishin lidhur me zinxhirë, ishin sulmuar dhe rrahur, thuhet në raportin policor.

Bastisja në Katsina, që u zhvillua sot ishte operacioni i tretë i këtij lloji në më pak se një muaj, që brenda kësaj kohe arriti të lironte rreth 1,000 të ndaluar, që mbaheshin në kushte çnjerëzore, transmeton Telegrafi.


Qeveria e Presidentit Muhammadu Buhari, është nën presion për të ndërmarrë veprime urgjente për të çliruar mijëra fëmijë të tjerë, që mbeten në shkolla të ngjashme në të gjithë Nigerinë.

Afro 70 burra e djem shpëtohen në Nigeri, mbaheshin të lidhur me zinxhirë - keqtrajtoheshin seksualisht
Lexo po ashtu Afro 70 burra e djem shpëtohen në Nigeri, mbaheshin të lidhur me zinxhirë - keqtrajtoheshin seksualisht

Aksioni vjen vetëm dy ditë, pasi rreth 300 burra u gjet se po mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin, në një shkollë nigeriane ku thuhet se mbaheshin mësime rreth fesë myslimane dhe po rehabilitoheshin.

Intervenimi është ndërmarrë, kur një ditë më herët, disa nxënës arritën të iknin dhe protestuan nëpër rrugë, për kushtet në të cilat kaluan dhe u ankuan për gjendjen e të tjerëve.

Shkalla e lartë e përdorimit të drogës dhe mungesa e lehtësirave të rehabilitimit në Nigerinë veriore, po i detyron prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në këto shkolla kontroverse ku ata i nënshtrohen abuzimeve të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori