LAJMI I FUNDIT:

Schick: I dëshpëruar me rastet e leshura ndaj Chievos, në LK dua të evitoj Realin

Schick: I dëshpëruar me rastet e leshura ndaj Chievos, në LK dua të evitoj Realin

Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, ka folur pas barazimit ndaj Chievos për mikrofonat e Rai Due.

Ai është shprehur i kënaqur që arriti të luajë gjatë gjithë takimit, por jo dhe me rastet e lëshuara.


“Kam luajtur 90 minutat e parë pas shumë kohës, jam i lumtur. Jemi të dëshpëruar me barazimin dhe qe kemi lëshuar aq shumë mundësi shënimi”

Ylli i klubit romak pastaj u pyet edhe për mundësinë që Roma të luajë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe mundësinë që ai të përballej me Cristiano Ronaldon.

“Ai është idhulli im, por nuk dua të luaj kundër Realit në këtë moment”, ka thënë Schick.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Cagliarit.

Vlen të theksohet se Schick ende nuk ka shënuar apo asistuar për klubin nga kryeqyteti italian në Serie A. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=odph9zPKexQ