LAJMI I FUNDIT:

Schalke i ofron ndihmë Juventusit për lëndimin e Howedes, janë në pyetje 13 milionë euro

Schalke i ofron ndihmë Juventusit për lëndimin e Howedes, janë në pyetje 13 milionë euro

Benedikt Howedes erdhi me shumë bujë te Juventusi, por ende nuk ka debutuar.

Ai ka pësuar dy dëmtime të njëpasnjëshme dhe do të qëndrojë jashtë fushave dhe për një muaj.

Dëmtimin e parë e kishte muskulor dhe kaloi shumë shpejtë, por ky i dyti është më i rëndë. Kjo ka bërë që lojtari ende të mos debutojë me fanellën bardhezi.

Mos angazhimi i tij ndikon keq edhe te Schalke, dhe për ketë drejtori sportiv, Christian Heidel, ka thënë se klubi gjerman është gati ta ndihmojë në kurim.

“Nëse Benedikt do, ne jemi gati ta kurojmë”, ka thënë ai.

Klubi gjerman është i interesuar që të shërohet lojtari, pasi Juventusi e ka huazuar për vlerën e 3.5 milionë eurove.

Por klauzola e tij është se nëse luan 25 ndeshje zyrtare, bardhezinjtë duhet ta paguajnë tërë kartonin e tij që vlen 13 milionë euro.

Zyrtare: Howedes i mungon rreth një muaj Juventusit  
Lexo po ashtu Zyrtare: Howedes i mungon rreth një muaj Juventusit  

Lojtari nuk është ndarë mirë me klubin gjerman dhe nuk besohet se do ta konsiderojë një ndihmë të tillë.

Deklarata e Heidel mund të jetë edhe ironizim për Juventusin, që nuk ka ditur të menaxhojë me lojtarin./Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori