LAJMI I FUNDIT:

“Saul mund të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”

“Saul mund të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”
Saul në një ndeshje ndaj Barcelonës

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pretendon se futbollisti i tij, Saul Niguez ka potencial për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Saul, 22-vjeçar, ka dalë nga të rinjtë e klubit madrilen për të bërë debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2012, ndërsa si adoleshent ka luajtur në të gjitha moshat në akademinë e rivalit lokal, Real Madridit.


Torres pëson lëndim të rëndë dhe mbet pa ndjenja, largohet me urgjencë nga fusha (Foto/Video)
Lexo po ashtu Torres pëson lëndim të rëndë dhe mbet pa ndjenja, largohet me urgjencë nga fusha (Foto/Video)

Një sezon i gjatë në huazim te Rayo Vallecano në 2013-14, sezon në të cilën Atletico fitoi titullin në La Liga, i ka ndihmuar Saulit për të fituar eksperiencë dhe që nga kthimi i tij në Vincente Calderon është pjesë e rregullt e formacionit titullar duke ndihmuar klubin për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar.

Duke iu drejtuar mediave para ndeshjes të ekipit të tij në udhëtim te Granada të shtunën, Simeone ka shprehur bindjen se Sauli mund të arrijnë nivel shumë të lartë, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

“Gjithmonë kur kam marrë në klub, përtej qëllimit të titujve të fituar, që janë arritur, unë gjithmonë kam thënë se kërkoj për të promovuar lojtarë të rritur në shtëpi”, ka thënë Simeone në konferencë për shtyp.

Këta janë futbollistët që iu është rritur më shumë vlera në vitin 2016 (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që iu është rritur më shumë vlera në vitin 2016 (Foto)

“Saul, Koke, Lucas [Hernandez], Thomas [Partey], është një grup i të rinjve që gjithmonë janë përgjigjur mirë prej që kam ardhur këtu”, përcjell Telegrafi.

“Sauli ka të gjitha dispozitat për të qenë ndër mesfushorët më të mirë në botë”.

“Ai mund të shutoj, të pasoj, ka ritëm, luan me kokën e tij”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/