LAJMI I FUNDIT:

Sarri zbulon se çfarë i tha Dybalas në ndeshjen ndaj Atleticos: Pse dreqin po gjuan nga atje?

Sarri zbulon se çfarë i tha Dybalas në ndeshjen ndaj Atleticos: Pse dreqin po gjuan nga atje?

Maurizio Sarri ka zbuluar se çfarë i ka thënë Paulo Dybalas mbrëmë në përballjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e vetëm në këtë përballje edhe ishte një që i la të gjithë të befasuar.


Zonja e vjetër kishte fituar një gjuajtje të lirë nga këndi i vdekur, por Dybala arriti të shënonte nga aty, derisa Sarri kishte mbetur i habitur.

“Dybala shënoi një gol që nuk e këshilloi askush të bënte”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

“Gjëja e parë që një trajner do të thoshte” Pse dreqin po gjuan nga atje? Për dallim ajo gjë ishte fantastike.

‘Duartrokitja ishte për të, për paraqitjen e tij, por edhe për atë çfarë tregoi në fushë”, ka thënë më tej italiani.

Dybala në fillim të këtij sezoni qëndronte më shumë në bankën rezervë, mirëpo tani ka filluar të luajë më standard. /Telegrafi/