LAJMI I FUNDIT:

Sarri për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite: A lejohet pirja e duhanit atje?

Sarri për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite: A lejohet pirja e duhanit atje?

Trajneri i njohur italian i futbollit Maurizio Sarri, ka komentuar në mënyrë interesante largimin e tij të mundshëm në Arabinë Saudite.

Trajnerë të shumtë evropianë kanë marrë oferta nga Arabia Saudite gjatë vitit të fundit dhe për këtë ka folur edhe Sarri.


Ai u interesua menjëherë për të ditur nëse pirja e duhanit ishte e ndaluar atje për shkak të ligjeve strikte.

“Arabia Saudite, mund të pini duhan atje?”, pyeti Sarri dhe pas përgjigjes pohuese që mori nga gazetari, tha: “Atëherë do të shohim”.

Ai komentoi edhe periudhën e kaluar te Chelsea, duke pranuar se largimi nga Liga Premier dhe kthimi në Itali ishte një gabim.

“Te Chelsea ishte sfiduese për mua të zhytesha në një klub pa një drejtor sportiv, ku asnjë trajner nuk mund të zgjasë më shumë se dy vjet. Por në muajt e fundit jam kënaqur dhe kam gabuar që doja të largohesha. Të punosh në Ligën Premier është diçka unike. Rikthimi në Itali ishte një gabim”, tha Sarri.

Pozita e Sarrit si trajner i Lazios momentalisht është në ‘kërcënim’ serioz për shkak se klubi që udhëheq e ka nisur keq sezonin në Serie A.

Aktualisht, Lazio gjendet në pozitën e dhjetë në Serie A me 17 pikë të grumbulluara pas 12 xhirosh të zhvilluara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori