Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri ka konfirmuar se klubi i Londrës synon të mbajë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Ky i fundit është huazuar në Stamford Bridge nga Juventusi, i cili nuk llogaritë në shërbimet e lojtarit dhe kërkon një blerës.


"Në teori, Higuain mbetet në klub, është e vështirë t'i përshtatet Ligës Premier dhe mendoj se do të shënojë shumë gola në sezonin e ardhshëm".

"Mbaj mend se Luis Suarez në Liverpool në sezonin e parë shënoi vetëm tre gola, pastaj 16 dhe ngritit numrin në 24", tha Sarri.

Sarri

Chelsea ka opsionin e vazhdimit të huazimit, por kohët e fundit i janë ndaluar transferimeve për dy afate kalimtare nga ana e FIFA-s.

Theksojmë se argjentinasi arriti në Chelsea në janar gjersa në pjesën e parë të sezonit ishte i huazuar te Milani.

Ndryshe, reprezentuesi i Argjentinës luajti 15 ndeshje për "The Blues" dhe deri më tani ka shënuar katër gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app