Sara Kolami mahnit me paraqitjen e fundit në Instagram, pozon me bikini të zeza në bregdet


Sara Kolami ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram me paraqitjen e saj më të fundit, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës pranë detit.
Influencuesja ka zgjedhur një palë bikini të zeza me dizajn elegant, të cilat vënë në pah linjat e saj trupore.
Dukja e e ka kompletuar me një varëse të artë të spikatur, ndërsa pozat e realizuara buzë plazhit kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Në aspektin e bukurisë, Sara është shfaqur me flokët e saj biondë, të stiluar në onde të buta që i japin një pamje shumë natyrale dhe elegante.
Grimi ka qenë i lehtë, me fokus tek lëkura e ndriçuar, buzët në nuanca rozë dhe sytë të theksuar në mënyrë diskrete, duke ruajtur një stil veror dhe të freskët.
Fotografitë janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen dhe stilin e Sarës, duke e cilësuar atë si një nga paraqitjet më të bukura të saj gjatë këtij sezoni veror. /Telegrafi/

















































