LAJMI I FUNDIT:

Sancho i kthen përgjigje Unitedit, por i shokon me pagën që e kërkon

Sancho i kthen përgjigje Unitedit, por i shokon me pagën që e kërkon

Jadon Sancho është gati të rikthehet në Angli, ku Liverpool, Manchester United dhe Chelsea janë duke e kërkuar atë.

Favoriti kryesor për të nënshkruar me talentin anglez mbetet Manchester United, që ka marrë një përgjigje nga Sancho.


Tinejxheri anglez u ka bërë të qartë Djajve të Kuq se nëse kthehet dëshiron të jetë ndër më të paguarit në klub.
Sancho u ka kthyer përgjigje drejtuesve të klubit anglez ku ka kërkuar pagë prej 200 mijë funteve në javë apo prej mbi 11 milionë euro në sezon.

The Sun ka raportuar se kjo kërkesë e Sanchos i ka shokuar drejtuesit e Unitedit që kishin planifikuar t’i ofronin pagë rreth tetë milionë euro në sezon.

Tani mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do të bëjnë një sakrificë të madhe për të nënshkruar me Sanchon, edhe pse Chelsea është gati t’ia përmbush çdo kërkesë anglezit.

Në anën tjetër edhe Borussia Dortmund është gati për ta mbajtur yllin e tyre, pasi i ka ofruar kontratë të re prej 10 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi Sancho mendon largimin nga Bundesliga dhe Dortmund nga shitja e tij pritet t’i fitojë mbi 120 milionë euro. /Telegrafi/