LAJMI I FUNDIT:

Sancho flet për herë të parë që prej finales së Euro 2020 dhe ka një mesazh të fuqishëm

Sancho flet për herë të parë që prej finales së Euro 2020 dhe ka një mesazh të fuqishëm

Jadon Sancho ka folur për herë të parë që nga humbja e Anglisë në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë të dielën dhe adresoi abuzimin racist që ai dhe lojtarët e tjerë të kombëtares morën pas ndeshjes.

Sancho, Marcus Rashford dhe Bukayo Saka ishin tre lojtarët e Anglisë që humbën penalltitë e tyre në finale ndaj Italisë dhe pas kësaj, të tre iu nënshtruan abuzimit racist në internet dhe Sancho ka reaguar më në fund me një postim në Instagram.


“Unë nuk do të pretendoj se nuk e pashë abuzimin racor që unë dhe vëllezërit e mi Marcus dhe Bukayo morëm pas lojës, por fatkeqësisht nuk është asgjë e re. Si shoqëri duhet të bëjmë më mirë dhe t’i kërkojmë këta njerëz të përgjegjshëm. Urrejtja nuk do të fitojë kurrë”.

“Për të gjithë të rinjtë që kanë marrë abuzime të ngjashme, mbani kokën lart dhe vazhdoni ta ndiqni ëndrrën. Unë jam krenar për këtë ekip të Anglisë dhe se si ne kemi bashkuar të gjithë kombin në atë që ka qenë një 18 muajsh i vështirë për kaq shumë njerëz”.

“Për sa kemi dashur të fitojmë turneun, ne do të ndërtojmë dhe mësojmë nga kjo përvojë që shkoi. Dua ta them një falënderim masiv për të gjitha mesazhet pozitive dhe dashurinë dhe mbështetjen që tejkaluan shumë negativët”.

“Ka qenë një nder si gjithmonë përfaqësimi i Anglisë dhe veshja me bluzën e Tre Luanëve, dhe nuk kam dyshim se do të kthehemi edhe më të fortë!”, ka shkruar Sancho në postimin e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Jadon Sancho (@sanchooo10)

Ndërsa Sancho pranoi pasojat e ndyra të rezultatit të së dielës, ai foli për penalltinë e tij që u prit nga Gianluigi Donnarumma dhe përparimin e skuadrës së Anglisë.

“Kam pasur disa ditë për të reflektuar nga finalja e së dielës dhe ende ndiej një përzierje emocionesh. Unë do të doja t’u kërkoja falje të gjithë shokëve të mi të ekipit, stafit të trajnerëve dhe mbi të gjithë tifozëve”.

“Kjo është larg ndjesia më e keqe që kam ndjerë për një kohë të gjatë. Është e vështirë të thuash edhe me fjalë ndjenjën e vërtetë, por kishte kaq shumë gjëra pozitive nga ky turne megjithëse humbja do të dëmtojë për një kohë të gjatë”.

“Mendimi im i parë para se të shkoj në ndonjë ndeshje futbolli është gjithmonë: Si mund ta ndihmoj skuadrën time?, si do të asistoj? si do të shënoj? si do të krijoj shanse?”.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që unë doja të bëja me atë penallti, të ndihmoja skuadrën. Isha i gatshëm dhe i sigurt për ta marrë atë, këto janë momentet që ëndërron si fëmijë, kjo është arsyeja pse unë luaj futboll”.

“Këto janë situatat nën presion që dëshironi të keni si një futbollist. Kam shënuar penallti më parë në niveli klubi, i kam praktikuar të panumërta si për klubin ashtu edhe për vendin, kështu që zgjodha këndin tim, por thjesht nuk duhej të ishte këtë herë”.

“Ne të gjithë kishim të njëjtat ambicie dhe objektiva. Ne donim ta merrnim trofeun në shtëpi. Ky ka qenë një nga kampet më të këndshëm në të cilin kam qenë pjesë e karrierës time deri më tani, bashkimi i ekipit ka qenë i pa-konkurueshëm, një familje e vërtetë brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Sancho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori