0Shares

Renato Sanches në verë u huazua për një vit nga Bayern te Swansea City.

Mesfushori portugezi ble në vitin 2016 për 35 milionë euro nga Benfica, por nuk arriti ta tregojë vetën te klubi gjerman.

Sport Bild megjithatë, sot zbulon arsyet reale të largimit të tij të përkohshëm.

Lojtari nuk është i rregullt në shumë gjëra gjë që i ka shtyrë drejtuesit të mendojnë.

during the 2017 International Champions Cup China match between FC Bayern and AC Milan at Universiade Sports Centre Stadium on July 22, 2017 in Shenzhen, China.

Lojtari para një kohë kishte dy ditë pushim, ndërsa kishte munguar në stërvitje shkaku që i kishte ikur aeroplani.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e kishte dënuar dhe për këtë lajmi nuk u bë i madh. Por kjo nuk është e vetmja, pasi ai mungon shumë shpesh në stërvitje dhe në mbledhjet me skuadrën.

Bayern e sheh të papjekur dhe këtë nuk e toleron, për atë e ka huazuar në një ekip tjetër.

Lojtari as te Swansea nuk po kalon mirë pasi tifozët nuk janë të kënaqur me paraqitjen e tij të parë.

Paul Clement ish asistenti i Carlo Ancelotti e ka për detyrë ta vëzhgojë gjatë gjithë vitit jo vetëm sportivisht, por edhe në aspektin njerëzor. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)