LAJMI I FUNDIT:

Samuel: Nuk do të befasohesha nëse ndodh shkëmbimi Icardi-Higuian

Samuel: Nuk do të befasohesha nëse ndodh shkëmbimi Icardi-Higuian

Walter Samuel nuk do të ishte i befasuar nëse Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain do të shkëmbeheshin nga klubet, por vetëm me kushtin që Interi të marrë edhe para nga Juventusi.

Një marrëveshje e shkëmbimit shokues që përfshinte Higuainin dhe Icardin u diskutua muajin e kaluar, ndërsa të dy trajnerët thuhet se janë të hapur ndaj kësaj ideje.


Edhe ish-mbrojtësi i Interi, Samuel e bëri të qartë se ai do të pranonte sulmuesin e Juventusit vetëm nëse Interi do të shpërblehej edhe me para.

Trajnerët të hapur për shkëmbimin Icardi–Higuain, operacioni që ka logjikë
Lexo po ashtu Trajnerët të hapur për shkëmbimin Icardi–Higuain, operacioni që ka logjikë

“Tregu i Interit? Nëse ajo që thuhet është e vërtetë, do të ishte një treg i mirë”, ka thënë fillimisht Samuel për Balalaika.

Walter Samuel sa ishte lojtar i Interit

“Shkëmbimi Higuain-Icardi? Sinqerisht, Higuain është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është gjithashtu ka luajtur në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk do të habitesha nëse do të ndodhte”.

Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain
Lexo po ashtu Oferta e Juves për Icardin, përfshihet edhe Higuain

“Më pëlqen Higuain, por kjo nuk do të thotë se nuk më pëlqen Icardi. Shkëmbimi mund të ndodhë, plus ka edhe paratë që Interi do të fitonte”.

“Drejtorët e Interit janë përgjegjës për këto situata, por nuk do të isha i habitur, sepse tashmë është folur shumë. Do ta shohim…”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/