LAJMI I FUNDIT:

Sampdoria ofertë për Kamer Qakën

Sampdoria ofertë për Kamer Qakën

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, ka përfunduar në radarin e Sampdorias.

22-vjeçari ka dhuruar paraqitje pozitive këtë sezon me skuadrën rumune të Politehnica Iasi, duke u evidentuar si një nga përforcimet e mundshme në janar.


Debutuesi kuqezi në miqësoren kundër Turqisë, ka dhënë një intervistë për mediet norvegjeze, ku e pranon se ka folur me presidentin që është i gatshëm për të hyrë në bisedime, por çështja do të thellohet pas pushimeve të fundvitit.

“Me siguri di për një ofertë të Bragës në Portugali, ndërsa nga Suedia ka vetëm interesim”.

“Objektivi im është që të luaj në kampionate prestigjioze dhe për momentin mund të them se ka 80 % mundësi që të largohem”, thekson 22-vjeçari shqiptar.

Në vijim, Qaka shton se stili i tij përshtatet shumë me futbollin në Spanjë e Itali. Ndërkohë, presidenti i klubit rumun, Adrian Ambrose, duket i dorëzuar dhe e pranon se përveç ofertave nga kampionatet e rëndësishme, interes për mesfushorin ka shfaqur edhe Steaua Bukuresht, CFR dhe Kraiova në Rumani.

“Do të jetë shumë e vështirë që ta mbajmë”, ka theksuar ai.

Gjithsesi, zërat që vijnë nga Italia janë më këmbëngulës në këtë garë, pasi Sampdoria ka gati rreth 1 milion euro për të blerë kartonin e shqiptarit, që konsiderohet edhe si një nga lojtarët e të ardhmes në radhët e Kombëtares Kuqezi. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori