Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel ofroi një propozim kompromisi, për të zbutur kundërshtimin e vendeve donatore lidhur me shpërndarjen e fondeve të rimëkëmbjes, Holandë, Austri, Danimarkë, Suedi.
Dita e parë e samitit u zymtua nga bllokada e kryeministrit holandez, Mark Rütte.
Michel kërkoi një të drejtë vetoje kundër pagesës, nëse reformat e premtuara nga vendet marrëse nuk kryhen. Ai tani propozon një kompromis, që krahas shkurtimit të granteve nga 500 në 450 miliardë euro, përmban edhe një mekanizëm të BE-së, në të cilat pagesat në raste grindjesh të mund të ndalen. Vëllimi i përgjithshëm i paketës në grante dhe kredi qëndron edhe më tej në 750 miliardë euro.
Holanda duket se ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit të shtunën, shkruan DPA.
Ky është një hap serioz në drejtimin e duhur, deklaroi një diplomat holandez. Megjithatë ka ende shumë pyetje të hapura.
Në fillimin e ditës së dytë të samitit të BE-së ra në sy heshtja. Asnjë nga krerët e qeverive dhe shteteve të BE nuk doli para kamerave para fillimit të samitit për të dhënë një prognozë për ditën e dytë të negociatave. Aktualisht debatohet për Fondin e Rimëkëmbjes për COVID-19 në vlerë 750 miliardë euro dhe buxhetin financiar të BE-së deri në vitin 2027 në masën e 1 trilion e 100 miliardë eurove. Heshtja kuptohet: në ditën e parë të samitit nuk pati asnjë afrim në pozicionet e largëta mes 27 vendeve anëtare e asnjë shenjë shprese.
Natën e së premtes, kryeministri holandez, Mark Rutte foli për një atmosferë të tensionuar, që ishte ashpërsuar edhe më tej. Rutte së bashku me vendet e tjera donatore si Danimarka, Suedia, Austria kërkojnë që grantet për fondin e rimëkëmbjes të jepen vetëm kundrejt kushteve shumë strikte. Përmbushja e këtyre kushteve duhet të “garantohet në mënyrë absolute”, si për shembull përmes vendimeve unanime, kërkoi kryeministri holandez. Vendet pritëse si Italia, Spanja, Greqia e refuzojnë këtë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte e cilësoi qëndrimin holandez për veto si të papranueshëm. Kancelari austriak, Sebastian Kurz në një intervistë me ORF e vuri në pikëpyetje financimin e menduar në BE përmes borxheve të përbashkëta.
“Një union borxhesh nuk duhet të ketë”, tha Kurz.
Sipas diplomatëve, drejtuesi i raundit të samitit, Charles Michel dhe presidentja e Këshillit të BE, Angela Merkel, pasi Gjermania mban presidencën e radhës, kanë përpunuar gjatë natës propozime kompromisi, që po diskutohen gjatë së shtunës në grupet e punës të krerëve të shteteve e qeverive të BE. Të premten, Merkel u shpreh skeptike nëse do të arrihet tek një zgjidhje. Nëse ky samit dështon, atëherë deri në fund të muajit, duhet të ketë edhe një maratonë tjetër negociatash.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen kanë paralajmëruar nga pasojat katastrofale ekonomike të pandemisë dhe kanë kërkuar vendime të shpejta.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Shumëçka ndodhet në lojë”, tha von der Leyen.
Kurse Macron bëri fjalë për një “orë të së vërtetës” për Evropën.
Shpresa të mëdha në këtë samit lidhen me kancelaren Merkel. Ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë vite përvojë qeverisjeje dhe për të tretën herë pjesëmarrëse në bisedimet për buxhetin e BE. Përveç kësaj Gjermania paguan pjesën kryesore në fondin e rimëkëmbjes. Ndoshta edhe për këtë arsye, presidenti lituanez, Gitanas Nausedsa i dhuroi presidentes së radhës, Merkel, një shkop dirigjenti. Merkel festoi 66 vjetorin.
“Për një simfoni të jashtëzakonshme evropiane! Urime të përzemërta… dirigjentja e Evropës 2020”, shkroi Nausedsa në Twitter. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën