Megjithë grindjen për klimën, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët. Kancelarja gjermane e bëri këtë të ditur në Osaka.
SHBA ka pranuar, që në deklaratën e përbashkët shtetet e tjera të G20-s të shprehen për forcimin e angazhimit në mbrojtjen e klimës, tha kancelarja Merkel në Osaka. Do të ketë një “tekst të përafërt” me samitin kaluar të G20-s në Argjentinë.
Ashtu si në Buenos Aires, 19 nga 20 shtete të G20-s duan të pranojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, SHBA i mbetet qëndrimit të saj refuzues.
Në deklaratë theksohet, se detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Parisit janë “të pakthyeshme”, tha Merkel.
Sipas kancelares, në deklaratën e përbashkët përmendet edhe migracioni. Synohet një „bashkëpunim i ngushtë” i vendeve anëtare të G20-s me organizatat e OKB-së për politikën e migracionit.
“Në këtë kuptim kemi bërë hapa të mirë përpara”, tha Merkel.
Negociata të ashpra
Më parë ndërmjetësuesit e vendeve të industrializuara dhe në ekspansion kishin negociuar fort për pozicionimin në deklaratën e samitit për klimën. Europianët nuk duan të lejojnë që deklarata e samitit të Osakas të jetë një hap pas duke mos arritur as ujditë e samiteve të mëparshme të G20-s, kanë thënë diplomatët. Ndërmjetësuesit bënë fjalë për “negociata shumë të vështira” gjatë natës. SHBA ka mbrojtur pozicionin e saj “shumë të ashpër në çështjet e klimës”. Por BE ka qenë unike në qëndrimin e saj, se nuk do të bëjë lëshime për mbrojtjen e klimës.
Sipas të dhënave franceze, SHBA përpiqen të shkëpusin 3-4 vende nga blloku i vendeve të G20-s, për të mos iu mbetur besnik detyrimeve të Marrëveshjes së Klimës në Paris, për të arritur një deklaratë më të dobët në këtë çështje. Fjala është Brazilin, Arabinë Saudite dhe Turqinë. Por europianët duan të paktën të ruajnë standardin e dy samiteve të fundit të G20-s, pra një deklaratë përfundimtare, ku 19 nga 20 vende të G20-s, me përjashtim të SHBA të pranojnë kushtet e Marrëveshjes së Parisit. Ata duan të pengojnë që edhe vende të tjera të G20-s të ndjekin rrugën unilaterale të SHBA.
Në instancën e G20-s bëjnë pjesë vende që së bashku përbëjnë dy të tretat e popullsisë së botës, 80% të produktit të brendshëm bruto dhe tre të katërtat e tregtisë botërore. Krerët e shteteve dhe qeverive të G20-s takohen nga kriza financiare e vitit 2008 një herë në vit në një samit ndërkombëtar. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre