Sipas burimeve amerikane, rokeri është pranuar në të njëjtën ndërtesë të rehabilitimit me Lohanin, në Cirque Lodge.

Në qershor të vitit të kaluar, kitaristi ka kompletuar një rehabilitim në Ucla Medical Center, pasi që kishte pranuar se ai po luftonte me varësinë e alkoolizmit.

Në një intervistë pak kohë pas qëndrimit të tij në rehabilitim, Sambora kishte thënë, "Thjesht po pija shumë dhe më duhej të kthej jetën në binarë... Ka qenë një vit i vështirë”.

"Ende jam nën terapi dhe gjëra të tilla, por është në rregull. Jam mirë. Ndjehem super", ka thënë Sambora.