LAJMI I FUNDIT:

Sam Smith shpreh dëshirën e tij për tu bërë prind deri në moshën 35-vjeçare: Dua të bëhem një “mami”

Sam Smith shpreh dëshirën e tij për tu bërë prind deri në moshën 35-vjeçare: Dua të bëhem një “mami”

Sam Smith ka zbuluar dëshirën e tij për të bërë fëmijë deri në moshën 35 vjeçare.

Këngëtari i “I Feel Love”, aktualisht 28 vjeçar, tha se ata duan të krijojnë një familje së shpejti dhe të shohin fëmijët e tyre të rriten, shkruan Independent.


Gjatë një interviste me Zane Lowe të ‘Apple Music’, Smith u shpreh: “Unë dua fëmijë. I dua të gjitha. Unë dua të kem fëmijë”.

“Unë dua të jem me fëmijët dhe dua t’i shikoj ata duke u rritur dhe të jem me ta çdo ditë. Unë dua të jem një mami”, tha ai me shaka.

Smith vazhdoi: “Unë patjetër që do ta bëj atë në një moment, por unë kam akoma luftoj më shumë brenda meje. Unë ende kam ambicie”.

“Unë përpiqem ta rregulloj atë gjatë gjithë kohës dhe ta luaj, por unë jam ambicioz dhe akoma do të doja t’u këndoja njerëzve dhe ta bëja këtë punë. Është një ndjenjë e mahnitshme”, tha këngëtari i mirënjohur anglez.

Këngëtari i hitit “To Die For” gjithashtu tha se do të donte një partner së pari, duke shtuar se është e vështirë të takosh njerëz në Londër.

“Unë shpresoj të gjej një të dashur – por ata nuk janë askund në asnjë vend në Londër”, tha Smith.

“Kam kërkuar në të gjithë vendin. Sinqerisht, unë kam qenë në vijën e frontit për tre vjet dhe është rraskapitëse”, ka deklaruar tutje këngëtari.

https://www.instagram.com/p/CG0BqzwA8I8/

Në një intervistë të fundit me The Sunday Times Style, Smith u hap në lidhje me përvojën e tij me imazhin e trupit në vitet e fundit, duke deklaruar se ai “kishte gjithmonë dismorfi të trupit”.

“Ndërsa fillova ta trajtoj atë, fillova të trajtoj gjininë time dhe kuptova se po mbaja veten për këto ideale se si duhet të duket një burrë. Unë kam kofshët e vajzave dhe kam edhe gjoks vajzash”, është shprehur Smith. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori