LAJMI I FUNDIT:

Sam Asghari thotë se Britney Spears e ka tradhtuar dhe e ka rrahur atë

Sam Asghari thotë se Britney Spears e ka tradhtuar dhe e ka rrahur atë

Ajo po formohet si një nga betejat më toksike të jetës së Britney Spears.

Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29 vjeçar, Sam Asghari, nisi një seri sulmesh pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.


Ai e akuzoi se ia kishte nxirë syrin derisa po flinte.

Foto: Getty Images

Dhe Asghari me origjinë nga Irani tha se Spears po ashtu i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpi.

Britney Spears fshin Instagramin pas ndarjes nga Sam Asghari
Lexo po ashtu Britney Spears fshin Instagramin pas ndarjes nga Sam Asghari

Pas një sërë pretendimesh, Asghari bëri një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashurie dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit, gruaja ime dhe unë kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku”.

Foto: Shutterstock

“Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën”, shtoi ajo.

Artistja nuk ka komentuar ende publikisht, por ka punësuar avokaten e divorcit në Hollywood, Laura Wasser për ta përfaqësuar atë.

Foto: Instagram

Një burim i tha Entertainment Tonight se Spears pohon se ajo “nuk e tradhtoi” dhe është “e lënduar” mes ndarjes shkatërruese.

Dyshimet për problemet në martesën e saj 14-mujore me Asghari nisën në fillim të kësaj jave kur ajo u fotografua pa unazën e martesës.

Foto: Instagram

Më pas u zbulua se ishte në telashe të rënda pasditen e së mërkurës, me një raportim se ai po ndahej nga ajo.

Por më pak se 24 orë më vonë, trajneri bëri kërkesë për divorc, pas pretendimeve për tradhti dhe dhunë. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori