LAJMI I FUNDIT:

Salzburg konfirmon shtatë mungesa

Salzburg konfirmon shtatë mungesa

Dy ditë përpara sfidës së kthimit mes Partizanit e RB Salzburg për raundin e tretë kualifikues të Uefa Champions League, vendasit austriak përgatiten me një numër të lartë mungesash.

Mungesat e Reinhold Yabo, Smail Prevljak, Paulo Miranda, Christoph Leitgeb (të dëmtuar), Diadie Samassekou (i pezulluar) dhe Takumi Minamino e Hee Chan Hwang (me kombëtaret në lojrat olimpike) janë të konfirmuara, ndërsa i teti, Dayot Upamecano është në dyshim.


Megjithatë kampionët e Austrisë e nisin duelin e dytë me një avantazh të një fitoreje në fushën kundërshtare, një avantazh që do mundohen ta shfrytëzojnë më së miri.

“Jemi të favorizuar nga sfida e parë dhe duam të vazhdojmë serinë e fitoreve në shtëpi, por do ja dalim vetëm nëse punojmë fort dhe zbatojmë taktikën siç duhet”, tha mesfushori Konrad Laimer.

Edhe për trajnerin Oscar Garcia dueli nuk është mbyllur akoma, pavarësisht fitores në Elbasan.

“Edhe pse kundërshtari nuk është i njohur në Europë dhe për këtë arsye nënvlerësohet nga shumë, nuk gjendet rastësisht në raundin e tretë. Në këtë fazë nuk ka diferenca të mëdha.”

Sfida do luhet të mërkurën në orën 20:30 në Red Bull Arena të Salzburgut. Arbitër do jetë sllovaku Ivan Kruzliak.