LAJMI I FUNDIT:

Salihu ia dedikon familjes golin e fitores për Gjilanin

Salihu ia dedikon familjes golin e fitores për Gjilanin

Shkëmbim Salihu, ka qenë heroi i skuadrës së Gjilanit, derisa ka realizuar golin e fitores në përballjen ndaj Besës së Pejës.

Në fakt, Salihu realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 77, derisa merita për këtë iu takon bashkëlojtarëve, përcjell deklaratën Gazeta Sheshi.

“Goli ishte me rëndësi. Është fakt që e vendosi ndeshjen, mirëpo kjo është meritë e bashkëlojtarëve të mi, pasi me angazhimin e tyre ne në fund ia rritëm të realizojmë dhe të shënojmë fitore”, theksoi Salihu.


Në vijim sulmuesi i gjilanasve, ka një dedikim të veçantë për golin.

“Golin ia dedikoj familjes time, të cilët gjithmonë më pëkrahin”, përfundoi Salihu.