LAJMI I FUNDIT:

Salca për të pjekura

Salca për të pjekura

Përbërësit:

* 4 qepë të kuqe
* 40 g gjalpë
* 1 gotë verë të bardhë
* 20 g mëlmesa zarzavatesh
* 6 lugë supe lëng të pjekurash
* kripë e piper i zi
* 1 lugë supe lëng limoni


Përgatitja:

Kjo salcë përgatitet me yndyrën e të pjekurave (vajin, ose lëngun e të pjekurave), me të cilat do të shoqërohet më pas.

Vendoseni të shkrijë gjysmën e gjalpit në një tigan, shtoni qepën e kuqe dhe lërini të skuqen për 5 minuta, shtoni verën e bardhë dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë edhe për 5 minuta.

Shkrini gjalpin e mbetur në një tenxhere, më pas shtoni miellin derisa të marrë pak ngjyrë për 2 minuta dhe përziejini.

Në fund shtoni mëlmesën e nxehtë, gjithmonë duke i përzierë dhe lërini të ziejnë për 5 minuta, shtoni më pas lëngun e të pjekurave të përzierë me lëngun e përgatitur më parë të kaluar në sitë dhe qepët e hequra veç.

Në fund shtoni kripë, piper tek salca, rregullojeni me lëngun e limonit dhe servireni të ngrohtë me mishin e pjekur.