LAJMI I FUNDIT:

Salah me statistika më të mira se Torresi dhe Suarezi – vetëm një legjendë qëndron më mirë se egjiptiani

Salah me statistika më të mira se Torresi dhe Suarezi – vetëm një legjendë qëndron më mirë se egjiptiani

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah po bën histori në Anfield qysh në fillim sezonin e tij të parë në Angli.

Reprezentuesi i Egjiptit po tregohet si një nga nënshkrimet më të mëdha të bëra nga Reds në kohët moderne.


Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto)
Lexo po ashtu Futbollistët me më shumë gola në histori të Ligës Premier (Foto)

Kjo pasi Salah ka arritur të befasoj të gjithë me paraqitjet e tij superiore dhe vazhdimësinë e tyre.

Këto paraqitje dhe gola të shënuara kanë bërë që ylli egjiptian të bëj histori dhe të lë pas vetes shumë emra të mëdhenj me statistika.

Salah është ylli kryesor i Liverpoolit këtë sezon

Ish-sulmuesi i Romës ka shënuar 12 gola dhe ka bërë tre asistime në 17 ndeshjet e para për gjigantin anglez, Liverpoolin.

Vetëm ish-sulmuesi legjendar, Robbie Fowler shënoi më shumë gola në fillim të karrierës së tij për Redsat.

Fowler është njëri nga legjendat më të mëdha të Liverpoolit (Getty Images)

Me 12 gola të shënuara në fillim të sezonit, Salah ka arritur të lë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit botëror, Fernando Torres dhe Luis Suarez, të cilët njihet si sulmues ‘vrasës’.

Luis Suarez dhe Fernando Torres (Getty Images)

Rekordi i Suarezit në 17 ndeshjet e para në vitin 2011 me Liverpoolit është shtatë gola të shënuara dhe pesë asistime, ndërsa Torres në vitin 2007 shënoi 11 gola dhe bëri vetëm një asistim.

Salah vetëm në kampionatin anglez, Ligën Premier, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime, ndërsa golat dhe asistimet tjera vijnë nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori