LAJMI I FUNDIT:

Salah: Rezultati i Topit të Artë më tronditi, por nuk besoj në teori konspirative

Salah: Rezultati i Topit të Artë më tronditi, por nuk besoj në teori konspirative

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se ishte i tronditur nga rezultatet e votimit për Topin e Artë 2021, kur përfundoi në vendin e shtatë, duke thënë se askush në botë nuk e priste që ai të ishte kaq poshtë në listën përfundimtare.

Megjithatë, ylli egjiptian pohon se ai tashmë ka bërë mjaft në karrierën e tij për të vdekur duke u ndjerë i realizuar.


Salah arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës këtë vit dhe po udhëheq sërish Liverpoolin në një ndjekje të ngushtë për titullin e Ligës Premier dhe drejt çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

“Mos dalja më lartë në votimin e Topit të Artë më tronditi, por nuk mund të them asgjë. Askush në botë nuk e priste që unë të isha i shtati, por ja që ndodhi”, ka thënë fillimisht Salah në DMC.

Ceremonia e Topit të Artë 2021 - e gjithë ajo që ndodhi
Lexo po ashtu Ceremonia e Topit të Artë 2021 - e gjithë ajo që ndodhi

Egjiptiani foli edhe në lidhje me mos emërimin e tij në 11-shen e ‘FIFA World’.

“Nuk e ndjej teorinë e konspiracionit, por mund të ketë zgjedhje të pasakta, dhe ka shumë vende që nuk janë të njohura me njohuritë e futbollit. Nuk e di se në çfarë bazohen zgjedhjet e tyre, por unë nuk besoj në teorinë e konspiracionit”.

“Nuk kam ndjesinë se ka ndonjë gjë personale kundër meje konkretisht në zgjedhjet e FIFA-s, por ky është realiteti me të cilin po merremi”.

Ylli i Reds gjithashtu diskutoi se si ai ishte mirënjohës për shumë gjëra në karrierën e tij.

FIFA zgjodhi formacionin më të mirë për vitin 2021 - sulmi i mbushur me yje
Lexo po ashtu FIFA zgjodhi formacionin më të mirë për vitin 2021 - sulmi i mbushur me yje

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihem për komentet pozitive të njerëzve ndaj meje ose për të qenë një arsye për shpresën e tyre. Sot, nëse do të vdisja, do të ishte pas arritjes së shumë gjërave që doja të arrija”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i lumtur jam kur vij të luaj për kombëtaren, është nder për mua të vesh fanellën e kombëtares”.

“Ndeshja më e rëndësishme që kam luajtur në jetën time ka qenë ajo kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Kongos, lumturia ime pas golit të fitores ishte e papërshkrueshme”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori