Salah jep dritën e gjelbër për t’iu bashkuar klubit të ri


Mohamed Salah i ka dhënë dritën jeshile transferimit te një klub i ri pas Kupës së Botës, pas largimit të tij nga Liverpooli, sipas raportimeve të fundit.
Salah u largua nga Liverpooli me marrëveshje të përbashkët pas ndeshjes së fundit të sezonit 2025/26 në Ligën Premier. Edhe pse kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare në prillin e kaluar, të dyja palët ranë dakord ta ndërpresnin atë një vit para përfundimit.
Egjiptiani ishte lidhur vazhdimisht me një transferim në Arabinë Saudite, pasi klubet e Saudi Pro League kishin tentuar ta transferonin që në verën e vitit 2024. Megjithatë, tani raportohet se ai ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar një klubi surprizë në Evropë.
Kandidati për president të Fenerbahçes, Aziz Yildirim, deklaroi javën e kaluar se do të tentonte transferimin e Salahut nëse rizgjidhej në krye të klubit turk.

“Ai do të kërkonte një kontratë trevjeçare dhe kostoja totale do të ishte 90 milionë euro. Nëse ai është nevoja jonë urgjente, ne do ta transferojmë. Komiteti ynë i futbollit do të vendosë për këto çështje”, u shpreh Yildirim.
Megjithatë, deklaratat e tij duhen marrë me rezervë, pasi edhe rivali i tij, Hakan Safi, kishte premtuar transferimin e Mason Greenwoodit, ndërsa kishte pasur spekulime edhe për një lëvizje të Robert Lewandoëskit drejt klubit pas përfundimit të kontratës së tij me Barcelonën.
Në fund, Yildirim fitoi garën presidenciale dhe më 7 qershor u emërua president i Fenerbahces për herë të dytë. Ai kishte drejtuar klubin edhe në periudhën 1998-2018, përpara se të zëvendësohej nga Ali Koç.
Pretendimet për interesimin ndaj Salahut u mbështetën edhe nga Ertan Torunogullari, i cili kishte punuar me bordin e mëparshëm të Fenerbahçes nën drejtimin e Sadettin Saranit.
Sipas tij, Salah është “shumë i interesuar” për një transferim në Turqi dhe ka zhvilluar bisedime “jashtëzakonisht pozitive” me ish-yllin e Liverpoolit./Telegrafi/







































