Mohamed Salah e ka pranuar se e ka ëndërr për të fituar Ligën Premier dhe i ka bërë thirrje Liverpoolit që “të fitojë, fitojë, fitojë” çdo ndeshje në këtë sezon.
Pas barazimit ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Reds do ta kenë edhe një test të mëtejshëm në vizitën në e tyre në Old Trafford të dielën.
Liverpool pastaj ka përplasjen me Watfordin në Anfield, përpara se të udhëtojë në Stanley Park për një derbi të Merseyside me fqinjët e Evertonit.
Ky numër i ndeshjeve vjen në shumë pak ditë, por Salah ka motivuar bashkëlojtarët duke thënë se duhet ta fitojnë çdo ndeshje për të arritur të ‘ëndrra’ e quajtur titull kampion.
“Është një javë shumë e madhe për ne. Nëse fitojmë tri ndeshje dhe jemi në krye të tabelës, kjo është e madhe për ne”, ka thënë fillimisht Salah për Sky Sports.
“Kur ju keni tre ndeshje në javë ose në dhjetë ditë, ju vetëm duhet të fitoni, fitoni, fitoni, pastaj pas kësaj keni kohë për të menduar”.
“Edhe kur nuk jemi në krye të ligës, e di se sa Unitedi dhe Evertoni dëshirojnë të fitojnë kundër Liverpoolit. Për mua, kjo nuk është një punë e madhe. Ne vetëm duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë dy muajve të fundit”.
“Ju mund ta ndjeni presionin e titullit sepse jemi qenie njerëzore. Për mua, nuk është punë e madhe nëse fitoj një lojë tani ose tre javë më parë. Dua të fitoj çdo ndeshje sepse po luajmë për Ligën Premier, kështu që ka presion”.
“Gjithashtu ka presion për Man Cityn. Thashë në nëntor se ka presion dhe do të ketë deri në fund të sezonit, sepse kur luani për titull ju duhet të pranoni se ka presion”.
“Për të shijuar nuk është e mjaftueshme, nga ana ime. Në fund të ditës ju keni një objektiv në mendjen tuaj, ju keni një ëndërr, ju doni të fitoni Ligën Premier. Unë madje thashë dy vjet më parë kur erdha – është një ëndërr për të fituar Ligën Premier”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën