Saka i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë rivalëve të Arsenalit, pasi fituan titullin kampion

Bukayo Saka u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë rivalëve të Arsenalit, pasi të martën në mbrëmje u kurorëzua më në fund kampion i Ligës Premier.
Barazimi 1-1 i Manchester Cityt në transfertë ndaj Bournemouthit nuk mjaftoi për t’i mbajtur ata në garë për titull, duke bërë që Arsenali t’i japë fund pritjes 22-vjeçare për triumf në Ligën Premier.
Skuadra e Mikel Artetës ishte tallur gjerësisht nga tifozët rivalë pas tri sezoneve radhazi ku e mbylli në vendin e dytë, por këtë herë arriti ta siguronte titullin me një ndeshje të mbetur. Festë e madhe pritet edhe në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace të dielën.
Lojtarët e Arsenalit u mblodhën në qendrën stërvitore të klubit në London Colney në momentin kur u shpallën kampionë dhe festuan deri vonë gjatë natës.
Në Instagram, edhe zëvendëskapiteni Saka ishte aktiv, pasi më në fund u bë kampion i Anglisë. Ai postoi një video ku lojtarët e Arsenalit këndonin këngën e Queen, “Ne jemi kampionët”, ndërsa vetë festonte me entuziazëm.
Në “story”-n e tij, 24-vjeçari publikoi një klip të shokut të skuadrës, Myles-Leëis Skelly, duke mbajtur shampanjë, teksa reprezentuesi i Anglisë shkroi: “Na quajtën të dorëzuar”.
“They called us bottlers, now we’re holding bottles” - Myles Lewis-Skelly [@Bukayosaka87]
byu/Expensive-Slide7821 insoccer
Si Lewis-Skelly ashtu edhe Saka u përgjigjën ndaj atyre që i kishin tallur, duke thënë: “Dhe tani ne po i mbajmë shishet duke festuar”.
Saka ka shënuar shtatë gola në 31 paraqitje këtë sezon, teksa Arsenali fitoi titullin e 14-të kampion në histori, si dhe e ndihmoi ekipin të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj mbajtësve të trofeut, Paris Saint-Germain, në Budapest./Telegrafi/



















































