Speca të bluar nga Kosova me Ochratoxin, Finlanda i ndalon në kufi

Foto: Ilustrim
Sistemi evropian për sigurinë ushqimore RASFF ka lëshuar njoftim për spec të bluar nga Kosova, pasi në produkt është konstatuar nivel i lartë i “Ochratoxin A”, një toksinë që krijohet nga myku.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni Evropian, alarmi është ngritur nga Finlanda më 12 maj 2026 dhe rasti është klasifikuar si “rrezik serioz”.
Produkti është ndaluar në kontrollin kufitar dhe është asgjësuar nga autoritetet finlandeze.
Në raport bëhet e ditur se bëhet fjalë për “crushed paprika” (spec i bluar), ndërsa rasti është regjistruar si “border rejection notification”, që nënkupton refuzim të produktit në kufi për shkak të rrezikut ushqimor.
Nga
Telegrafi
1 orë më parë

















































