Ka momente kur zgjedhja e një veture nuk lidhet vetëm me çmimin, por me sigurinë, rehatinë dhe ndjesinë që të jep në çdo rrugë. Pikërisht për këtë, Auto Mita sjell ofertën e re për tre modele të veçanta të Volvo: XC40, XC60 dhe XC90, tani me zbritje deri në 15,000€.

Volvo XC40 Core 2.0 Mild Hybrid 163 KF është SUV urban i krijuar për qytet, por edhe për rrugë të gjata. Kompakt, elegant dhe i pajisur me teknologji moderne, XC40 sjell prakticitetin e përditshëm me standardin premium të Volvo-s.


Ky model vjen me transmision automatik, navigacion me Google Maps, ulëse dhe timon me nxemje, sensorë para dhe mbrapa, kamerë mbrapa, tempomat, hapje elektronike të bagazhit, fellne alumini 18”, xhama të errësuar mbrapa dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë e komoditetit.

Volvo XC40 tani vjen me 7,000€ zbritje - nga 45,900€ në 38,900€.

Volvo XC60 Plus Dark 2.0 Mild Hybrid 250 KF vjen me kombinimin që kërkojnë shoferët modernë: performancë, elegancë skandinave dhe teknologji të avancuar për një përvojë më të qetë dhe më të sigurt në vozitje.

Ky model është i pajisur me 4x4 automatik, interier lëkure, navigacion me Google Maps, ulëse dhe timon me nxemje, ulëse të para me rregullim elektronik dhe memorie, sensorë para dhe mbrapa, kamerë 360 gradë, Pilot Assist, Blind Spot, hapje elektronike të bagazhit, fellne alumini 19”, xhama të errësuar mbrapa dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë e komoditetit.

Volvo XC60 tani vjen me 10,000€ zbritje - nga 68,990€ në 58,990€.

Për ata që kërkojnë më shumë hapësirë, më shumë prezencë dhe komoditet për të gjithë familjen, Volvo XC90 Core me 7 ulëse sjell një nivel tjetër të vozitjes premium. Me motor 2.0 Mild Hybrid 250 KF, sistem 4x4 automatik dhe dizajn të fuqishëm, XC90 është krijuar për rrugë të gjata, përditshmëri dinamike dhe udhëtime pa kompromis.

Në pajisjet e tij përfshihen interier lëkure, navigacion me Google Maps, ulëse dhe timon me nxemje, ulëse të para me rregullim elektronik dhe 3 memorie, sensorë para dhe mbrapa, sensorë anësorë për kënd të vdekur, kamerë mbrapa, Pilot Assist, hapje elektronike e bagazhit, fellne alumini 20”, xhama të errësuar mbrapa dhe shumë pajisje tjera të sigurisë e rehatisë.

Volvo XC90 tani vjen me 15,000€ zbritje - nga 87,900€ në 72,900€.

Tre modele premium, tre oferta të fuqishme dhe i njëjti standard që e dallon Volvo-n: siguri, rehati dhe elegancë në çdo detaj.

Për rezervim të terminit dhe informata shtesë, mund të na kontaktoni përmes këtyre kanaleve:

Numrat kontaktues:
045 555 858
0800 20 222

Facebook:
https://www.facebook.com/volvocarkosova

Instagram:
https://www.instagram.com/volvocarkosova/

Faqja zyrtare:
https://www.volvocars.com/xk/