Arsenali ka konfirmuar se do ta bëjë parakalimin apo paradën me trofeun e Ligës Premier para tifozëve të tyre të dielën, më 31 maj.

Ende nuk janë zbuluar detaje për itinerarin e autobusit, por pritet që të fillojë dhe të mbarojë në stadiumin Emirates.


Parada është planifikuar për një ditë pas finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së më 30 maj.

Është vet faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi.


“Jemi të kënaqur të njoftojmë se do të bashkohemi me mbështetësit dhe komunitetin tonë për një paradë të veçantë, duke filluar nga ora 14:00 të dielën, më 31 maj”, thuhet në njoftim.

Si rezultat, ekziston mundësia që lojtarët e Arsenalit të festojnë dy trofe pas kthimit nga Budapesti, aty ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app