Sahiti rikthehet te Skënderbeu

Mesfushori, Samir Sahiti, në stinorin vjeshtor u paraqit në fanellën e Trepçës ’89. Ai ishte i huazuar nga skuadra e kampionatit shqiptar, Skënderbeu te ekipi mitrovicas. Tashmë ky huazim i Sahiti të Trepça ’89 ka skaduar dhe futbollisti do të rikthehet te skuadra nga Korça.
Vet Sahiti thotë se gjatë javës së ardhshme do të rikthehet te Skënderbeu e më pas do të shohë veprimet e ardhshme të tij. “Gjatë javës së ardhshme do të rikthehem në Shqipëri, te Skënderbeu. Pasi më ka skaduar huazimi që kisha te 89-shi, tashmë do të rikthehem në Shqipëri, e më pas do të shoh si do të veproj”, u shpreh Sahiti për ‘Sport Plus’.
Në vijim ai zbuloi së ka një ofertë interesante në Kosovë, por që nuk deshi të përmendte emrin e skuadrës. “E kam një ofertë interesante në Kosovë. Mirëpo, për mua primare është kampionati shqiptar. Është një ofertë nga një skuadër e cila është duke luftuar për titullin e kampionit në Kosovë, nuk mund të them asgjë më shumë. Por, e thash dhe po e përsërisë, për mua primare është kampionati shqiptar, së pari do të rikthehem te Skënderbeu më pas të shohim hapat e mëtutjeshëm”, përfundoi Sahiti.
Mesfushori mitrovicas njihet për agresivitetin ne lojë dhe postimet e tij të shumta në rrjetin social ‘Facebook’ sidomos për ngacmimin që ai u benë kundërshtarëve të tij. Shprehja më e shpeshtë që përdor Sahiti është ‘tmerri vazhdon’. /Telegrafi/



















































