LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane besonte se shokët e skuadrës nuk ia pasonin topin me qëllim

Sadio Mane besonte se shokët e skuadrës nuk ia pasonin topin me qëllim

Sadio Mane ka luajtur për dy sezone te Southampton në Ligën Premier para se vendoste që të kalonte te Liverpooli në verën e vitit 2016.

Sa ishte te Southamphton ai kishte një raport fantastik me mesfushorin Victor Wanyama, por jo me shumë shokë të tjerë të ekipit.


Wanyama që ka lënë Tottenhamin për të vazhduar karrierën te Montreal Impact në MLS, ka zbuluar një detaj interesant nga koha kur lanin bashkë.

“Kur ishim te Southampton, në kohën që trajner ishte Mauricio Pochettino, unë dhe Mane kishim një marrëdhënie shumë të veçantë. Ishim si vëllezër”.

“Më kujtohet kur Mane më tha një ditë: ‘Më dëgjo, unë mendoj se shokët e skuadrës nuk duan të më pasojnë topin. Ata nuk duan që të shënoj gola. A mundet të kombinojmë më shpesh së bashku?’”.

“Unë hezitova pak, por pranova. Ia pasoja gjithmonë topin. Sadio është një djalë shumë i mirë, doja që të ishte i drejtë qëndrimi im ndaj tij“, tregon Wanyama. /Telegrafi/