Sadiku i kërkon FIFA-s që të luajë për Kosovën dhe Shqipërinë

Por, duke dashur t’i djersitë dy fanellat e kombit shqiptar, ai ka dërguar një kërkesë në institucionin më të madh të futbollit botëror, duke treguar për situatën e tij dhe dëshirën që të luajë në miqësoret e Kosovës dhe ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, deri në momentin kur Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.
Këtë e konfirmoi për gazetën Arena një burim i afërt me futbollistin, duke shtuar se kërkesa drejt FIFA-s është ‘nisur’ javën e kaluar. Ndryshe, Sadiku deri më tani është grumbulluar nga një herë për secilën përfaqësuese. Ai luajti në ndeshjen historike miqësore të Kosovës kundër Haitit, duke magjepsur me paraqitjen e tij, ndërsa është ftuar përsëri nga përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi. /Arena/Telegrafi/






















































