LAJMI I FUNDIT:

Sacchi për titullin kampion në Serie A: Interi më i mirë se Milani

Sacchi për titullin kampion në Serie A: Interi më i mirë se Milani

Ikona italiane e futbollit, ish-trajneri Arrigo Sacchi e sheh Interin favorit para Milanit.

Sacchi beson se skuadra e Inter është më e mirë sesa ajo e Milan dhe rrjedhimisht favorite për titullin e kampionit në Serie A.


“Për mua, Inter ka një avantazh. Nga pikëpamja teknike dhe bazuar në eksperiencën, për mua, ata ishin përpara edhe sezonin e kaluar. Por pastaj Milan fitoi me meritë titullin, por situata është e njëjtë”, ka thënë Sacchi.

Edicioni 2022/23 në Serie A pritet të jetë i zjarrtë: Formacionet e mundshme të top gjashtëshes në Itali
Lexo po ashtu Edicioni 2022/23 në Serie A pritet të jetë i zjarrtë: Formacionet e mundshme të top gjashtëshes në Itali

Ish-trajneri i Milan dhe kombëtares së Italisë beson se edhe Juventusi do të kthehet në garë për lojtarin.

“Nuk ka shumë gjasa që Juve të dështojë dy sezone radhazi. Ata kanë blerë lojtarë që i përshtaten stilit të Allegrit dhe kjo është pozitive. Ata duhet ta gjejnë shpirtin luftues që i ka shënjuar ata gjithmonë”, shtoi tutje ai.

Të dyja Inter dhe Milan kanë bërë lëvizjet e tyre në merkaton e verës. Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë më e mirë në garën për titull. /Telegrafi/