Aksidenti me fatalitet në Studime të Vushtrrisë, ndalohet një person – voziti në gjendje të dehur dhe në shiritin e kundërt

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur ka ndaluar një person për ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur.
Prokuroria njofton se i dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK.
Në vend ngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Telegrafi/



































