Sa para ka fituar Arsenali dhe sa do të marrin nëse e mposhtin PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve

Arsenali është vetëm një hap larg një shpërblimi gjigant financiar në Ligën e Kampionëve, pasi të shtunën përballet me Paris Saint-Germain në finalen e madhe.
Skuadra e Mikel Artetës ka pasur një fushatë shumë fitimprurëse deri tani, pasi i fitoi të tetë ndeshjet e fazës së ligës dhe arriti në finalen e parë të klubit në këtë kompeticion që nga viti 2006.
Sipas shpërndarjes së çmimeve, “Topçinjtë” kanë përfituar:
18.6 milionë vetëm për pjesëmarrjen në fazën e ligës
2.1 milionë euro për çdo fitore – pra 16.8 milionë euro për tetë fitoret
9.9 milionë euro për vendin e parë në fazën e ligës
2 milionë euro shtesë për përfundimin në “top 8” dhe kualifikimin direkt në fazën me eliminim

Në fazat nokaut, Arsenali ka vazhduar të rrisë të ardhurat:
11 milionë euro për kualifikimin në të tetat e finales
12.5 milionë euro për çerekfinalen
15 milionë euro për gjysmëfinalen
18.5 milionë euro për finalen, pasi eliminoi Atletico Madridin
Sa fiton Arsenali nëse e fiton Ligën e Kampionëve?
Nëse Arsenali e mposht PSG-në në Puskas Arena, Budapest, të shtunën, atëherë do të përfitojë edhe 6.5 milionë euro shtesë.
Kjo do të thotë se shuma totale e të ardhurave të Arsenalit nga Ligën e Kampionëve do të arrijë në rreth 95.4 milionë euro.

Bonus: vendi në Superkupën e Evropës
Triumfi në Ligën e Kampionëve do t’i siguronte Arsenalit edhe pjesëmarrjen në UEFA Super Cup, që zhvillohet më 12 gusht në Red Bull Arena, Salzburg.
Aston Villa tashmë e ka siguruar vendin në Superkupë pas fitores 3-0 ndaj Freiburgut në finalen e Europa League javën e kaluar.
Pjesëmarrja në Superkupë u sjell të dy klubeve nga 4 milionë euro, ndërsa fituesi merr edhe 1 milionë euro shtesë./Telegrafi/











































