Një zjarr i madh ka përfshirë një deponi hekurishtesh në fshatin Shukovc të Mitrovicës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se brenda deponisë ndodhen edhe bombola të gazit.


Për shkak të situatës së krijuar është bllokuar rruga për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Mitrovicë.

Autoritetet kanë marrë masa, ku aktualisht në qytetin e Mitrovicës mund të ketë qarkullim vetëm nga Tuneli dhe përmes fshatit Zasellë. /KP/