Por sa fitojnë ata? Në listën të cilën e kemi paraqitur më poshtë, shihet qartë se gjyqtarët në Spanjë paguhen shumë më shumë për një ndeshje se sa nëpër kampionatet tjera. Por, pikërisht ata të cilët paguhen më shumë, ata dhe bëjnë gabime më shumë. Nuk ka javë që në La Liga të mos hasim gabime trashanike të gjyqtarëve, siç ishte rasti në ndeshjen Valencia – Barcelona së fundmi kur Valencias iu anulua gol i pastër.

Në Itali duket të ketë ndikuar Calciopoli që gjyqtarëve t’u rriten pagat. 3,400 euro është shuma të cilën arbitrat italianë e fitojnë në një ndeshje. Por, Azzurët gjenden vetëm në vendin e tretë, pasi Gjermania me 3,600 euro gjendet në vendin e dytë. Së paku ‘Pancerët’ kanë se me çfarë të krenohen pasi kanë nxjerrë gjithmonë gjyqtarë të klasit të parë. /Telegrafi/


Fitimet e gjyqtarëve për një ndeshje (€)

Vendi

Gjyqtari

          Asistenti

ENG(1)

Angli

1,170*

375

ESP(1)

Spanjë

6,000

2,000

GER(1)

Gjermani

3,600

1,800

ITA(1)

Itali

3,400

1,700

FRA(1)

Francë

2,751

-

POR(1)

Portugali

1,188

594

*Në Ligën Premier një gjyqtar fiton 38,500 euro në sezon

telegrafi sport app