“Waka Waka” e Shakirës ka arritur shifrat prej 1 miliard shikimesh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram.


“Wow. Waka Waka ka arritur të ketë më shumë se 1 miliardë shikime. Kënga dhe videoja që më ka ndryshuar jetën”, ka shkruar Shakira në Instagram, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se kënga ishte bërë hit në saje të Kampionatit Botëror FIFA në vitin 2010, i cili është mbajtur në Afrikën Jugore.

“Waka Waka” është lansuar me 10 shtator 2010 dhe ishte himni i botërorit të futbollit. /Telegrafi/