LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Jemi duke hetuar ende për shantazhimin e afaristëve

Ruskovska: Jemi duke hetuar ende për shantazhimin e afaristëve

Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), Villma Ruskovska ka folur për Deutsche ëelle rreth aferës së fundit “Haraçi” ku deri tani janë paraburgosur dy persona, një ndër to edhe Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi njohuri edhe për raste tjera, por nuk mund të ju them se për sa njerëz bëhet fjalë. Ato kanë dhënë deklarata në prokurori dhe jemi në proces të mbledhjes së fakteve për të vërtetuar të thënat e tyre” tha Ruskoska për Dë.


Ajo ka konfirmuar se afaristët në fjalë kanë thënë se janë shantazhuar nga personat e njejtë në lëndën “Haraçi”.

Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 janë në paraburgim ku sipas vendimit të fundit ata duhet të qëndrojnë më së paku 30 ditë. /Telegrafi/