LAJMI I FUNDIT:

Rusia vazhdon të dezinformojë, thotë se 191 qytetarë të Kosovës po luftojnë në Ukrainë – 84 janë vrarë

Rusia vazhdon të dezinformojë, thotë se 191 qytetarë të Kosovës po luftojnë në Ukrainë – 84 janë vrarë

Rusia vazhdon të shpërndajë dezinformata për luftën në Ukrainë.

Së fundi, përmes Ministrisë ruse të Mbrojtës, kanë publikuar një listë me shtetet që pretendon se po dërgojnë mercenarë për të luftuar në Ukrainë kundër Rusisë.


Në mesin e këtyre shteteve ndodhet edhe Kosova. Aty thuhet se 191 qytetarë të Kosovës që nga 24.02.2022, kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë, prej të cilëve 84 janë vrarë.

Po ashtu në listë përmendet edhe Shqipëria, për të cilën thotë se nga  192 mercenarë, 87 janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

“Që nga 24 shkurt 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387. Në të njëjtën kohë, deri më sot është konfirmuar shkatërrimi i 5962 mercenarëve të huaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Çka bie në sy në renditje, Ministria rus e Mbrojtjes, e njeh Kosovën si shtet i pavarur./Telegrafi/