ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sot u themelua Grupi Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Sipas një njoftimi për media thuhet se përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.


“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse. /Telegrafi/